Konkurs nga kompania Ericsson / Fitoni 25,000 Euro

Afati i aplikimit: 30 Nëntor, 2015

Ericsson Innovation Awards (EIA) 2016 është një konkurs i hapur për studentët nga e gjithë bota që iu jep mundësinë për të zhvilluar ide të reja në fushën e TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit) në bashkëpunim me ekspertë të Ericsson. Tema për EIA 2016 është e ardhmja e jetës në qytet. Çfarë mundësish dalin kur gjithnjë e më shumë njerëz lidhen? Si mund të krijojmë mundësinë për krijimin e jetës më të mirë për miliarda njerëz që jetojnë në qytete? Si mund të transformojmë qytetet tona duke përdorur teknologji të reja? Cila është ideja juaj?

Prandaj, konkursi është i fokusuar në idetë e përdorimit të TIK për të përmirësuar cilësinë e jetës urbane dhe për të siguruar se qytetet e së nesërmes janë vende krijuese, të lidhur dhe të qëndrueshme për të jetuar dhe punuar. EIA 2016 është e hapur për ekipet me dy deri në katër studentë. Pas mbylljes së regjistrimit më 30 nëntor, 2015, dhjetë gjysmë-finalistë do të shpallen më 18 dhjetor, 2015. Nëntë nga gjysmë-finalistët do të përzgjidhen nga një juri e Ericsson, ndërsa një tjetër përmes votimit në publik.
Çmimet
  • Çmime ‘Cash’
  • Çmimi i parë – 25,000 Euro
  • Çmimi i dytë – 15,000 Euro
  • Dy çmime shoqërues –1,000 Euro secili
  • Shpërblimet në të holla janë vetëm një aspekt i çmimeve që do të fitohen në Ericsson Innovation Awards këtë vit: ka stimuj të rëndësishme në karrierë:                                                                                 Të gjithëve finalistëve dhe gjysmë-finalistëve do t’ju jepet mundësia për t’u marrë në intervistë për një praktikë ose pozicion në kompaninë Ericsson
Lidhur me kriteret e detajuara, ju lutemi klikoni në këtë LINK.
Procesi i aplikimit
Për më shumë informacione, kontaktoni në adresën ericsson.innovation.awards@ericsson.com ose vizitoni faqen zyrtare Ericsson Innovation Awards.

Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts