Bursë Masteri e mbështetur nga Komisioni Evropian

Afati i aplikimit: 19 shkurt 2016

Kush mund të aplikojë?

Studentë nga e gjithë botaBursa: Kosto pjesmarrje, kontribut për udhëtimin, vizën, një pagesë mujore
Përshkrimi
Masteri i Erasmus Plus Joint Akuakulturë, Mjedisi dhe Shoqëri është një kurs 120-ECTS që zgjat dy vite. Gjatë 3 semestrave të para të programit, studentët do të studiojnë në një vend tjetër të BE-së.
Studentët do të ri-vendosen në universitete dhe institute të ndryshme gjatë këtyre semestrave. Edhe pse studentët do të kalojnë Semestrin 4 në vende të ndryshme (sipas zgjedhjes së tyre), ata do të festojnë fundin e studimeve të tyre në një konferencë kërkimore të studentëve .
Ky program është specifikuar për t’u adresuar në pengesat shkecore, teknologjike dhe sociale që përballet industria e Akuakulturës në të gjithë botën.

Ju mund të gjeni më shumë në modulet e mëposhtme të çdo semestri, duke klikuar në linqet përkatëse:

• 
Semestri 1: SAMS, University of the Highlands and Islands, UK;
• Semestri 2: University of Crete, Greece – focus ;
• Semestri 3: University of Nantes, France ;
• Semestri 4: Oban, Nantes ose Kretë.
Konferenca finale: SAMS UHI, Oban, UK.

Kriteret

Ky program është i hapur për studentët nga e gjithë bota, të ndarë në 2 kategori:
• Kategoria A është e hapur për studentët që nuk kanë kombësi të një vendi të BE-së, Islandës, Norvegjisë ose Lihtenshtanjit. Studentët që nuk janë banorët të këtyre vendeve nuk kanë kryer aktivitetin e tyre kryesor (studime, trajnime apo punë), për më shumë se një total prej 12 muajve gjatë pesë viteve të fundit në asnjë nga këto vende;
• Kategoria B është e vlefshme për të gjithë aplikantët që nuk plotësojnë kriterin për Kategorinë A.
Të gjithë studentët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
• Diplomë Bachelor (ose ekuivalente) në një nga fushat e shkencave të mjedisit ose sociale; studime që lidhen me Akuakulturën, ‘Marine Science’, Biologji, Ekonomi mjedisi dhe Politika mjedisi.
• Arritje akademike në gjuhën anglisht: 6.5 Academic IELTS (me një minimum prej 6.0 në të katërta kompoonentët);
• Zakonisht mirëpriten aplikime nga studentë të maturuar dhe/ose me eksperienca pune praktike në industrinë e akuakulturës.
Bursa
Komisioni Europian do të japë bursa për aplikantët më të mirë në bazë të aftësive akademike. Dy paketa bursash janë në dispozicion në varësi të përgatitjes së studentit:
Kategoria A
Pjesëmarrja perfshin sigurimin prej 9,000 euro në vit (të mbuluara plotësisht);
• Kontributi në udhëtimin, vizën, etj 2,000-3,000 euro në vit;
• Ndihma mujore 1000 euro në muaj.
Kategoria B
Kosto e pjesëmarrjes duke përfshirë sigurimin EUR 4,500 në vit (të mbuluara plotësisht);
• Kontributi në udhëtim, vizë, etj 1000 Euro në vit;
• Ndihma mujore 1000 euro në muaj.

Aplikimi

Dokumentet e mëposhtme duhet të dërgohen me e-mail në adresën ACES@sams.ac.uk si pjesë e aplikimit tuaj:

1. Formularin e plotësuar të aplikimit 
ACES (në Microsoft Word) në gjuhën angleze, duke përfshirë një deklaratë motivimi 350-fjalë dhe një es 350-fjalë duke reflektuar përvojën tuaj profesionale dhe të kuptuarit e çështjes që përballet industria e akuakulturës;
2. Formulari i aplikimit i kompletuar i studentëve UHI International (i zbatueshëm për të gjithë studentët). Kjo është një formë standarde e aplikimit UHI, e cila duhet të plotësohet në gjuhën angleze.
3. Curriculum vitae (CV) në formatin freestyle;
4. Një referencë profesionale;
5. Kopje e pashaportës;
6. Kopja e diplomës (plus përkthimi të çertifikuar në anglisht nëse është e aplikueshme);
7. Kopje e transkriptit tuaj të notave (plus përkthimi të çertifikuar në anglisht nëse është e aplikueshme);
8. Kopjen e rezultatit të testit tuaj të gjuhës angleze IELTS me vlefshmëri deri në fund të shtatorit 2016 (Ju duhet të keni dëshmi zyrtare të aftësisë tuaj angleze deri në kohën që ju aplikoni për kursin ACES).
Ju lutem lexoni më shumë në lidhje me deklaratën dhe referencat.
Afati i fundit për aplikim është 19 shkurt 2016.
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me programin ju lutem dërgoni e-mail në adresën ACES@sams.ac.uk.
Për më shumë informacion ju lutem vizitoni faqen zyrtare.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts