Si të mbijetoni ekonomikisht kur jeni student

KëshillaVitet e universitetit janë një periudhë në të cilën çështja e menaxhimit të parave, nuk është e thjeshtë. Në këtë listë ju sjellim dhjetë këshilla se si t’ia dilni larg shtëpisë suaj
Ekziston një periudhë e jetës në të cilën nuk punohet, pra që nuk  përfitohen të ardhura, por vetëm shpenzohen. Kjo është periudha universitare, kur juve si studentë, ju jepen para kryesisht nga prindërit. Padyshim ka edhe këshilla për t’u ndjekur për të kursyer diçka, dhe ne po ju sjellim disa prej tyre të publikuara nga “Courisione”.

Mësoni të gatuani
Nëse vini nga një situatë në të cilën gjatë gjithë ditëve ishte mamaja apo gjyshja ajo që ju gatuante, do ta kuptoni shumë shpejt se alternativat janë dy: restoranti, shumë i kushtueshëm dhe mensa e universitetit, ekonomike, por ndoshta me ushqime jo dhe aq të preferueshme. Ndërkohë që ka edhe një rrugë tjetër, më e mirë dhe më pak e kushtueshme. Ju mund të gatuani vetë recetat që pëlqeni më shumë e që ju leverdisin ekonomikisht.
Punoni part-time
Të qenët pa para do të thotë edhe që mos të keni asnjë mundësi për të blerë atë që dëshironi. Sigurisht, gjetja e një pune është një zgjedhje ideale për të pasur ndonjë lek më shumë nëpër xhepa. Mund ta provoni duke bërë kamerierin, apo duke bërë rolin e reklamuesit /reklamueses për ndonjë produkt të caktuar. Kërkoni për ndonjë mundësi me ngulm dhe sigurisht që do ta gjeni.
Aplikacion për kontrollin e shpenzimeve
Një smartphone në xhep e kanë të gjithë tashmë, apo jo? Ndaj, përse mos ta shfrytëzoni për të mirë, duke instaluar një aplikacion për menaxhimin e shpenzimeve? Janë aplikacione që kushtojnë vetëm 1 ose 2 euro. Mbajeni parasysh, sepse vetëm kështu do të jeni në gjendje të kuptoni se çfarë ju duhet vërtet dhe çfarë jo, ndërsa do të kuptoni se ku ju duhet të kurseni.
Para mënjanë për rastet emergjente
Përpara se të filloni rrugën e studimeve, ju leverdis të hapni një llogari bankare për të depozituar para për situatat emergjente.
Festat në shtëpi, jo në lokal
Që nga festat më të thjeshta e deri te më të rëndësishmet (ditëlindjet), organizojini më mirë në shtëpi në kohën kur jeni studentë. Sigurisht, edhe në këtë rast, nuk do të shpenzoni shumë.
Libra të përdorur ose fotokopjoje

Librat universitarë janë të domosdoshëm dhe duke qenë se janë esencialë në 90% të rasteve, vetëm për të kaluar e për të dalë mirë në provime dhe jo për punën që ju pret, është mirë që të mos i blini medoemos të rinj, por t’i gjeni ato te një i afërm, mik, shoqe, shok, ose t’i merrni me të drejtë kthimi.
Në universitet jeni për të studiuar 
Është thelbësore që të kuptoni shumë mirë domethënien se në universitet shkoni për të studiuar dhe jo për t’u dëfryer në mënyrat më të ndryshme. Pra, studimet janë të parat dhe kohën e mbetur shfrytëzojeni për argëtimin tuaj, por në mënyrë të dobishme.
©N.A , Gazeta Shqip




Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts