QEVERIA E HUNGARISË U PAGUAN BILETA AEROPLANI TË RINJVE QË TË KTHEHEN NË SHTËPI

Me problemin e largimit të të rinjve nga shteti përballen të gjitha vendet e rajonit tonë, por një qeveri vendosi ta zgjidhë këtë në mënyrë që vetë do ta stimulojë rikthimin e të rinjve.

Qeveria e Hungarisë ka vendosur që financiarisht ta

stimulojë kthimin e të rinjve në vend. Të gjithëve ata që për studime ose punë janë larguar nga Hungaria dhe duan të kthehen, qeveria u ofron bileta falas të aeroplanit deri me vlerë prej 100.000 forintave (rreth 320 euro) në muaj në periudhë prej një viti. Shuma mujore është e mjaftueshme për të marrë një banesë njëdhomëshe me qira në Budapest dhe për disa shpenzime të vogla.

Programi "Rini,kthehuni në shtëpi" nga prilli deri më sot arriti t'ua ndërrojë mendjen  800 të rinjve që pranuan ofertën e qeverisë.

Qeveria shpreson që kështu do t'i nxisë të rinjtë dhe punëtorët e talentuar të kthehen në Hungari.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts