Kuotat e pranimit të Universitetit të Tiranës për vitin akademik 2015-2016

Zbulohen kuotat e pranimit të Universitetin e Tiranës për vitin akademik 2015-2016. Universiteti ka propozuar 5000 kuota për këtë vit akademik. Për sa i përket tarifës, Senati i UT nuk ka propozuar ndonjë rritje, por ka kërkuar të njëjtën e vitit të kaluar. Tarifat për fakultetet variojnë nga minimalja 25.000 lekë deri në maksimalen 40.000 lekë. Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule është shprehur për Gazetën Shqiptare: “Nuk kemi propozuar ulje të kuotave të pranimit në sistemin bachelor, jemi në nivelin e një viti më parë. Dhe për tarifat e studimit kemi propozuar ato që janë miratuar vitin e kaluar me vendim qeverie”.
Në auditoret e 6 fakulteteve të UT në plotë 37 programe studimi që ofrohen, pritet të ulen me 4785 maturantë. Kjo ulje vjenë për shkak se janë mbyllur filialet e UT në Kukës dhe Sarandë të cilat kishin 400 kuota. Të dy filialet u mbyllën në gushtin e vitit të shkuar nga MAS.
Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës janë propozuar
gati 1200 kuota, ku informatika ka kuotat më të larta prej 300, më tej vjenë Teknologji Informacioni dhe Komunikimi me 200 kuota, ndërsa degët e tjera kanë më pak kuota dhe variojnë nga 90 deri 120 kuota pranimi për vitin e ri akademik. Tarifat e shkollimit në këtë fakultet për të gjitha degët është 25.000 lekë. Në Fakultetin e Ekkonomisë pritet të pranohen rreth 1170 studentë të rinj në ciklin e parë të studimeve, ku Administrim-Biznesi dhe Financa janë propozuar me 400 kuota secila. Tarifat e shkollimit e propozuar nga UT në këto programe studimi është 35.000 lekë në vit. Në fakultetin e Drejtësis, edhe këtë vit do të jenë në dispozicion të maturantëve 600 kuota.
“Në Fakultetin e Drejtësis ne kemi propozuar 600 kuota pranimi, tashmë u bënë 3-4 vite që ky është niveli i pranimeve në fakultetin tonë. Për sa i përket tarifës në propozimet e senatit të UT, nuk ka ndryshime të tarifave dhe në Drejtësi tarifa e studimit për një vit akademik do të vijojë të jetë në nivelin e 40.000 lekëve”, U shpreh dekani i Drejtësis, Altin Shegani. Në fakultetin e gjuheve të huaja në kërkesën që UT i ka dërguar Ministrisë së Arsimit janë kërkuar mbi 800 kuota, ku numrin më të madhë e ka gjuha Angleze me 200 kuota, ndërsa gjuhët e tjera si Italishtja, Frëngjishtja, Gjermanishtja kanë nga 125 kuota secila. Në këtë fakultet tarifat e studimit për të gjitha gjuhët e huaja është 25.000 lekë. Po ashtu, në Fakultetin e Shkencave Sociale janë kërkuar rreth 550 kuota, ku Psikologji, Punë Sociale, Administrim dhe Politika Sociale kanë nga 100 kuota secila, ndërsa tre programet e tjera të studimit kanë më pak kuota, nga 80-90 kuota secila. Sa i përket tarifës së Shkencave Sociale, ajo është 40.000 lekë.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts