Inxhinieri fizike ! Objektivat dhe mundesite e punesimit.

Inxhinieria Fizike ka si objektiv për orientimin e studentëve në një përgatitje të gjerë inxhinierike në fushën e Fizikës moderne. Ne veçanti, për sektorët e teknologjisë së avancuar industriale, kursi i studimit përgatit në njohuri mbi optikëlazeri, teknologji dhe instrumente fizike.

Kursi i Inxhinieria Fizike ofron një bazë të detajuar në Fizikën e aplikuar. Nje inxhinier fizikant mund të punojë si

- Inxhinier në aplikimin dhe përdorimin e energjisë së rinovueshme.
- Inxhinier në paisjet lazer dhe për paisjet me fibra optike.
- Inxhinier në përdorimin e paisjeve të avancuara në spitale dhe laboratorët e klinikave për kryerjen e analizave dhe diagnostikimit mjekësor.
- Inxhinier që punojnë në sektorët e kërkim-zhvillimit për optikën inxhinierike, fotonikën, optoelektronikën, nanofotonikën, lazera, shkenca e materialeve.

Ndryshimi midis Fizikës dhe Inxhinierisë Fizike

Kursi i studimin për Inxhinieri Fizike, në pjesën më të madhe përqendrohet në problemet aplikative. Kursi i studimit për Fizikë ka si objektiv kryesorë zhvillimin e shkencës së pastër, ndërsa kursi i studimit për Inxhinieri Fizike ka si detyrë gërshetimin e njohurive Fizike në aplikimet teknologjike.

Inxhinieria Fizike në Shqipëri

Inxhinieri Fizike është degë në "Universitetin Politeknik të Tiranës" në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike. Për herë të parë është hapur në vitin akademik 2005-2006. Kjo diplomë është bazuar në eksperiencën e disa universiteteve të vendeve Evropiane e më gjerë. Planet dhe programet mësimore janë hartuar sipas modelit të "Universitetit të Torinos" dhe atij të "Universitetit Politeknik të Milanos".
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts