Informatike Ekonomike , Mundesite per punesim

Informatikë Ekonomike
Objektivat Formuese
Misioni i programit: Misioni i Programit të Studimit të ciklit të parë Bachelor në Informatikë Ekonomike është të sigurojë arsimim cilësor universitar dhe të ofrojë përgatitje profesionale në informatikë ekonomike. Për përmbushjen e misionit të tij, ky program studimi ka
ofertë akademike të mbështetur nga epërsia në mësimdhënie dhe mësimnxënie, duke krijuar një pjesëmarrje aktive të studentëve, kërkim shkencor të zbatuar me njohje dhe ndikim brenda vendit, bashkëpunim me institucionet, duke luajtur një rol kyç në lidhje me partnerë dhe bashkëpunëtorët e tij.
Përmes programit të studimit të ciklit të parë që përfundon me diplomë universitare Bachelor në Informatikë Ekonomike synohet përgatitja e specialistëve në fushën e informatikës ekonomike të aftë që të mund të kontribuojnë në sektorin publik e privat dhe në ndërgjegjësimin e komunitetit në veprimtari e shërbime për jetën e përditshme të tyre. Të kuptuarit e mendjes njerëzore dhe motivimi i studentëve në përqasjen drejt mendimit kritik është një objektiv madhor i kursit që përmbushet nga njohja dhe aftësimi në një grup të gjerë disiplinash specializuese, por edhe nga mjaft disiplina të kulturës bazë, integruese dhe formuese.
Objektivat e programit: Në përfundim të programit të studimit Bachelor në Informatikë Ekonomike, studentët do të arrijnë:
Të ofrojnë shërbim informatiko-ekonomik në çdo situatë dhe në çdo vend;
Të kujdesen për shërbimet informatiko-ekonomike;
Të përvetësojnë dhe të përdorin të gjitha pajisjet moderne dhe teknologjinë e re të informacionit;
Të komunikojnë me efektivitet me klientët dhe me stafin e institucioneve;
Të njohin dhe të praktikojnë etikën profesionale;
Të zhvillojnë të menduarit kritik, duke analizuar, arsyetuar dhe duke u përpjekur të marrin vendime në mënyrë të pavarur, në çdo situatë.
Mundësitë për punësim
Formimi që studentët do të marrin në lëndët e ndryshme, u lejon të kontribuojnë e të punësohen në disa sektorë të tregut të punës, si:
Specialistë të Informatikës Ekonomike në veprimtari private;
Specialistë të Informatikës Ekonomike në veprimtari publike;
Specialistë të Informatikës Ekonomike në banka;
Specialistë të Informatikës Ekonomike në administratë;
Specialistë të Informatikës Ekonomike në OJF;
Specialistë të Informatikës Ekonomike në kompani tregtare;
Specialistë të Informatikës Ekonomike në institucione;
Specialistë të Informatikës Ekonomike në sistemin e inspektorateve;
Specialistë të Informatikës Ekonomike të aftë për të vazhduar studimet në ciklin e dytë.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts