Formulari A2 ! Si ? Pse ? Cfare ? ...

Maturantëve aplikues të formularit A2, ju kujtojmë se ndër kriteret kryesore të përzgjedhjes së preferencave janë të mëposhtmet:


  1. Maturanti/kandidati duhet të bëjë kujdes jo vetëm në përzgjedhjen e jo më shumë se 10 preferenca, por një element mjaft i rëndësishëm është dhe renditja e tyre sipas shkallës së plotësimit të dëshirës personale për ndjekjen e studimeve të larta.
  2. Nuk është e domosdoshme që të jenë përzgjedhur 10 preferenca, por për të rritur probabilitetin e fitimit të një të drejte studimi, është e këshillueshme që të zgjidhen sa më shumë preferenca (deri në 10)
  3. Kriteri i vetëm që e shpall një maturant/kandidat fitues në një degë është kriteri i Meritës, pra sasia e pikëve të grumbulluara në një program studimi të përzgjedhur. Preferenca është kriter kualifikues brenda përbrenda përzgjedhjeve të një maturanti/kandidat. Kjo do të thotë që nëse maturanti X kapërcen pikët e fituesit të fundit në disa programe studimi të përzgjedhura nga ana e tij, sistemi e shpall fitues në preferencën më të lartë të këtij grupi preferencash. E thënë ndryshe një fitues i një programi studimi mund ta ketë rreshtuar si preferencë të dhjetë atë program, por ai fiton ndaj një maturanti tjetër që e ka preferencë të parë, për faktin se ka grumbulluar më shumë pikë.
  4. Maturantët/kandidatët që marrin pjesë në konkurse pranimi, që të rrisin mundësinë e fitimit të atij programi duhet ta vendosin si prioritet të parë.


Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts