Procedurat si te terhiqni fotokopjen e testit te letersise.

- Maturantët kanë në dispozicion pesë ditë afat për të bërë kërkesën për të tërhequr fotokopjen e testit të provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Të gjithë maturantët që dëshirojnë të marrin fotokopjen e testit të provimit që kanë dhënë, duke filluar nga disa e hënë e javës që vjen deri të premten, pra nga data 15 qershor deri në 19 qershor duhet të bëjnë kërkesën si dhe të dorëzojnë mandatpagesën për fotokopjen e testit prej 400 lekësh pranë shkollës ku kanë plotësuar formularin A1/A1Z. Por sipas njoftimit të AKP-së, rivlerësim të provimit nuk do të ketë.
Fotokopja

Bazuar në nenin 28, pika 8, të Rregullores së Maturës Shtetërore 2015, maturanti/kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit të tij pas përfundimit të të gjitha provimeve, me një kërkesë drejtuar KSHMSH-së, e cila do t’i kthejë dhe përgjigjen. Duke u bazuar në këtë nen, AKP njofton të gjithë maturantët se kanë pesë ditë kohë për të bërë kërkesën për të marrë fotokopjen e provimit të detyruar të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. “Kërkesat për fotokopje të testit të lëndës Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, bashkë me mandatpagesën, duhet t’i paraqiteni pranë shkollës suaj (shkolla ku keni plotësuar formularin A1/A1Z), duke filluar nga data 15 qershor deri në 19 qershor 2015. Fotokopjet e testit do të përcillen nëpërmjet DAR/ZA në shkollat tuaja. DAR/ZA duhet të paraqesin pranë AKP-së, kërkesat e mbledhura nga shkollat brenda datës 22 qershor 2015.

Afatet e paraqitjes së kërkesave për fotokopjen e testit të Matematikës dhe të lëndëve me zgjedhje do t’ju bëhen me dije në vijimësi”, thuhet në njoftimin e AKP. Ditën e enjte 40 mijë maturantë u njohën me vlerësimin që kishin marrë në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ku kalueshmëria këtë vit ishte 95%, ndërkohë që 5% nuk arritën të kapnin 20% të pikëve të testit dhe janë vlerësuar me notë jokaluese. Edhe këtë vit, që një maturant të konsiderohej kalues duhet të merrte 20% pikëve të testit, pra notën e përshkallëzuar 4.5 ose thënë ndryshe 10 pikë. Por edhe këta 2034 maturantë që kanë ngelur, kanë të drejtë të kërkojnë fotokopjen e testit për të parë se ku kanë çaluar, edhe pse rivlerësim të testit nuk do të ketë. Specialistët sqarojnë se përjashtim do ketë vetëm për ato raste kur mund të jetë bërë një gabim teknik i grumbullimit të pikëve.
Në rezultatet e Letërsisë në Maturën 2015 ka një rritje të cilësisë, pasi mbizotërojnë notat 6, 7 dhe 8. Kurba e vlerësimit në provimin e Letërsisë tregon se nuk ka përqendrim në një notë, siç ka qenë vjet, që shumica kishim marrë nën 25 pikë, ndërsa këtë vit shikohet se pjesa dërrmuese e maturantëve kanë marrë 27 pikë e lartë. Pra, cilësia është më e mirë, pasi shumica e maturantëve i kanë dhënë zgjidhjen e duhur më shumë se gjysmës së testit, sepse totali i pikëve është 50 pikë. Nota më e përhapur te maturantët e këtij viti ka qenë nota 6-7-8, e cila tregon se maturantët kanë njohuri mesatare në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Pas një jave, të premten që vjen, në datë 19 qershor maturantët do t’u nënshtrohen provimeve me zgjedhje. Ndërsa për sa i përket provimit të Matematikës, rezultatet pritet të dalin pas dy javësh.



©Gazeta Shqiptare
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts