Ku do bazohet provimi i matematikes se thelluar ?

 LINJAT DHE NËNLINJAT
Nr.
Linjat
Nënlinjat
1
Numri dhe veprimet me numra
-          Bashkësitë numerike
-          Veprime me numra
2
Algjebra
-          Zgjidhja e ekuacioneve, inekuacioneve, sistemeve
-          Shprehjet shkronjore
-          Numrat kompleksë
-          Matricat dhe përcaktorët

3
Matja
-          Matje jo të drejtpërdrejta
-          Matje me formula
4
Gjeometria
-          Gjeometria në plan
-          Gjeometria në hapësirë
5
Funksioni
-          Kuptimi dhe paraqitja e funksionit
-          Funksioni dhe limiti
6
Njehsimi diferencial e integral
-          Derivati
-          Njehsimi integral
7
Statistikë, probabilitet dhe kombinatorikë

-          Statistikë
-          Probabiliteti

 PËRSHKRIMI I LINJËS DHE OBJEKTIVAT
Linja 1: Numri dhe veprimet me numra

Përshkrimi i linjës: Bashkimi i dy bashkësive, numri i elementeve të bashkimit; veprimet me fuqitë me eksponentë irracionalë; logaritmimi i një shprehjeje, ndërrimi i bazës së logaritmimit.

Objektivat
Nënlinjat
Objektivat

Bashkësitë numerike dhe veprimet me numra

Nxënësi të jetë i aftë:

 - të gjejë numrin e elementeve të bashkimit të dy
    bashkësive;
 - të llogaritë fuqitë me eksponentë irracionalë;
 - të zbatojë vetitë e logaritmeve;
 - të ndërrojë bazën e logaritmeve.


Linja 2: Algjebra

Përshkrimi i linjës: Zgjidhja e ekuacioneve dhe inekuacioneve që përmbajnë vlerën absolute; zgjidhja grafike e ekuacioneve dhe inekuacioneve të fuqisë së parë me dy ndryshore; zgjidhja grafike e sistemeve të inekuacioneve të fuqisë së parë me dy ndryshore; kuptimi për numrin kompleks, trajta algjebrike; veprime me numra kompleksë, veti të veprimeve; paraqitja gjeometrike e numrit kompleks; trajta trigonometrike e numrit kompleks; formula e Muavrit; kuptimi i matricës katrore të rendit të dytë dhe të tretë, veprime me to (mbledhje, shumëzimi i matricës me një numër, shumëzimi i dy matricave katrore të rendit të dytë); përcaktori i një matrice katrore të rendit të dytë ose të tretë.

Objektivat

Nënlinjat
Objektivat
Zgjidhja e ekuacioneve, inekuacioneve, sistemeve

Nxënësi të jetë i aftë:

-          të zgjidhë ekuacione dhe inekuacione që përmbajnë vlerë absolute;
-          të zgjidhë grafikisht inekuacione të fuqisë së parë me dy ndryshore;
 -     të zgjidhë grafikisht sistemet e inekuacioneve të
       fuqisë së parë me dy ndryshore.
Numri kompleks
Nxënësi të jetë i aftë:

-          të kryejë veprime me numrat kompleksë;
-          të gjejë modulin dhe argumentin e një numri kompleks;
-          të paraqesë një numër kompleks në trajtat e tij algjebrike dhe trigonometrike;
-          të përdorë formulën e Muavrit për të llogaritur fuqinë e një numri kompleks.
Matricat dhe përcaktorët
Nxënësi të jetë i aftë:

-          të dallojë matricat katrore të rendit të dytë dhe të rendit të tretë, si dhe elementet kryesore;
-          të kryejë veprime me matrica (mbledhje, shumëzim të matricës me një numër dhe shumëzimi i dy matricave katrore të rendit të dytë);
 -     të njehsojë përcaktorin e një matrice katrore të
  rendit të dytë dhe të tretë.

.
Linja 3: Matja

Përshkrimi i linjës: Këndi ndërmjet dy vektorëve; formulat për sin(α±β) cos(α±β); identitete të thjeshta trigonometrike.

Objektivat
Nënlinjat
Objektivat
Matja
Nxënësi të jetë i aftë:
-          të gjejë këndin ndërmjet dy vektorëve të dhënë;
-          të zbatojë formulat për sin(α±β) cos(α±β);
-          të zbatojë formula trigonometrike në vërtetimet e identiteteve të thjeshta trigonometrike.


LINJA 4: GJEOMETRIA

Përshkrimi i linjës: Ngjashmëria e shumëkëndëshave; koordinatat e pikës në plan dhe në hapësirë; koordinatat e vektorit në drejtëz, plan dhe hapësirë; prodhimi numerik i dy vektorëve në hapësirë; prodhimi vektorial i dy vektorëve në hapësirë; prodhimi vektorial në koordinata; kushtet që dy vektorë në plan ose në hapësirë të jenë: bashkëvijorë, pingulë; ekuacioni i planit që kalon nga një pikë e dhënë dhe pingul me një vektor të dhënë; kushti i pingultisë dhe paralelizmit të dy planeve; ekuacioni i planit që kalon nëpër tri pika; largesa e një pike nga një plan në hapësirë; ekuacioni kanonik i një drejtëze në hapësirë; kushtet e paralelizmit dhe pingultisë së drejtëzës me planin; vetia e prerjes së piramidës (konit) me një plan paralel me bazën.

Objektivat

Nënlinjat
Objektivat

Gjeometria në plan

Nxënësi të jetë i aftë:

-          të zbatojë në situata problemore ngjashmërinë e shumëkëndëshave.

Gjeometria në hapësirë

Nxënësi të jetë i aftë:

-          të përcaktojë koordinatat e pikës në hapësirë;
-          të përcaktojë koordinatat e vektorit në hapësirë;
-          të gjejë prodhimin numerik të vektorëve në hapësirë;
-          të gjejë prodhimin vektorial të vektorëve në hapësirë;
-          të zbatojë vetitë e prodhimit vektorial të vektorëve;
-          të dallojë nëse dy vektorë janë pingulë ose bashkëvijorë;
-          të shkruajë ekuacionin e planit që kalon nga një pikë e dhënë dhe pingul me një vektor të dhënë;
-          të shkruajë ekuacionin e planit që kalon nëpër tri pika;
-          të njehsojë largesën e një pike nga një plan në hapësirë;
-          të shkruajë ekuacionin kanonik të drejtëzës në hapësirë;
-          të zbatojë në problema vetinë e prerjes së një piramide (koni) me një plan paralel me bazën.


LINJA 5: FUNKSIONI

Përshkrimi i linjës: Bashkësia e vlerave të funksionit, vlera më e madhe dhe më e vogël e funksionit, monotonia e funksionit; vargu numerik, monotonia e vargut; progresioni gjeometrik zbritës i pafundmë, formula për gjetjen e shumës së kufizave të tij; funksioni bijektiv; funksioni i anasjellë.

Objektivat

Nënlinjat
Objektivat

Kuptimi dhe paraqitja e funksionit
Nxënësi të jetë i aftë:

-          të përdorë kuptimin e funksionit bijektiv në raste të thjeshta;
-          të gjejë, në një rast të dhënë, të anasjellin e një funksioni objektiv;
-          të gjejë bashkësinë e vlerave të funksionit dhe ekstremumet;
-          të dallojë progresionin gjeometrik zbritës të pafundmë;
-          të zbatojë formulën për shumën e kufizave të progresionit të pafundmë zbritës;
-          të studiojë monotoninë e një vargu të dhënë në mënyra të ndryshme.

Funksioni dhe limiti
Nxënësi të jetë i aftë:

-          të gjejë limitin e një vargu, duke përdorur pohimet për limitin e funksionit.


LINJA 6: NJEHSIMI DIFERENCIAL DHE INTEGRAL

Përshkrimi i linjës: Variacioni i funksionit racional, irracional, logaritmik, eksponencial.

Objektivat

Nënlinjat
Objektivat
Njehsimi diferencial dhe integral
Nxënësi të jetë i aftë:
-          të studiojë, në raste të thjeshta, variacionin e funksionit racional, irracional, logaritmik, eksponencial.

LINJA 7: STATISTIKË, PROBABILITET DHE KOMBINATORIKË
Përshkrimi i linjës: Regresi linear dhe korrelacioni (raste të thjeshta); koeficienti i korrelacionit (raste të thjeshta); bashkimi i dy ngjarjeve; probabiliteti i bashkimit të dy ngjarjeve.
Objektivat
Nënlinjat
Objektivat
Statistikë
Nxënësi të jetë i aftë:
-          të përcaktojë regresin e thjeshtë linear në raste të thjeshta dhe të gjejë koeficientin e korrelacionit.
Probabilitet
Nxënësi të jetë i aftë:
-          të zbatojë, në situata konkrete, formulën për probabilitetin e bashkimit të dy ngjarjeve.


4. Tabela e peshave në përqindje sipas linjave

Nr.
Linjat
Përqindjet
1
Numri dhe veprimet me numra
 6%
2
Matja
10%
3
Algjebra
10%
4
Funksioni
15%
5
Gjeometria
25%
6
Njehsimi diferencial e integral
20%
7
Statistikë, probabilitet dhe kombinatorikë
14%

Totali
100%




Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts