Cilët punëtorë kërkohen në shtetet më të pasura të Evropës.

Numri tepër i madh i njerëzve me arsim të lartë është problem që gjendet edhe në vendet tjera evropiane. Në shtetet më të pasura të BE-së ka mungesë të njerëzve me shkollë të mesme teknike. Por, vendet veriore kanë nevojë për njerëz me arsim të lartë.

Webfaqja „The Еuropean job mobility portal“ zbulon cilët punëtorë kërkohen në shtetet më të pasura të Evropës.


Austria dhe Gjermania kërkojnë punëtorë me shkollë

të mesme teknike

Austria është shteti i tretë më i pasur në BE. Këtu ka shumë njerëz me arsim të lartë, prandaj edhe mungon kuadri me kualifikme të ulëta, siç janë punëtorët e ndërtimtarisë. Këtu nevojiten elektrikë dhe hidraulikë. Nevojiten edhe njerëz në fushën e turizmit dhe gastronomisë, sidomos kuzhinierët dhe kamarierët.


Situata është e ngjashme në Gjermani. Por, atje rritet papunësia, prandaj zvogëlohet edhe nevoja për punëtorë të huaj. Gjasa më të mëdha për të gjetur punë atje kanë mekanikët, elektrikët, shitësit, vozitësit e transportit publik dhe punëtorët e shëndetësisë.

Ata me fakultet ta provojnë fatin më lart në veri


Vitin e kaluar, Suedi shpalli mungesë të fuqisë punuese, dhe me këtë i hapi dyert për punëtorët e huaj. Ky shtet ka mungesë të madhe të teknikëve, poashtu rritet edhe nevoja për arsimtarë. Punë mund të gjendet edhe për teknikët e informatikës, ndërtimtarët dhe punëtorët e shëndetësisë.

Kur bëhet fjalë për Holandën, më së shumti kërkohen shitësit dhe teknikët e informatikës.

Irlanda është vendi më i mirë për njerëzit me arsim të lartë. Përveç në informatikë, punë mund të gjejnë edhe profesionistët e farmacisë, bioteknologjisë dhe kimisë. Nevojiten edhe kontabilistë, statiscientë dhe analistë.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts