Si vleresohet eseja ?

Për esenë do të ndiqen kriteret e mëposhtme:

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
 shkruan një ese, ku argumenton nëse është dakord ose jo me pohimin e dhënë;
 mban qartë një pozicion të dukshëm në zgjedhjen e bërë;
 përdor shembuj dhe arsye specifike për të mbështetur përgjigjen e dhënë, duke iu referuar përvojës
personale ose edhe përvojave të të tjerëve;
 ka qartësi mendimi.
KRITERI II: ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E ESESË 2 pikë

1 pikë Struktura e esesë
 respekton elementet e strukturës së esesë:
- hyrjen;
- zhvillimin;
- përfundimin.
Nxënësi merr 1 pikë, nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.
1 pikë Organizimi i esesë
 organizim logjik, ku shfrytëzohen teknika të tilla, si: koherenca dhe unifikimi i paragrafëve (lidhja logjike mes
paragrafëve, kalimi në mënyrë të natyrshme nga njëri paragraf te tjetri).
KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 2 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
 përmes gjuhës që përdor, krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë;
 shprehet me një gjuhë eseistike;
 ka fjalor të pasur;
 stil origjinal.
KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë
(1 pikë sintaksa dhe 1 pikë drejtshkrimi)
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
 strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore;
 ndërton fjali të sakta dhe të qarta;
 përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm;

 ka saktësi drejtshkrimore.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts