SI DO JETË TEZA E ANGLISHTES ME DETYRIM ?

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar strukturën që do të ketë provimi i detyruar i anglishtes për maturantët. Sipas skemës së publikuar, testi ndahet në tri pjesë, ndërsa në total do të jenë 25 pyetje. Programi orientues i këtij provimi përcakton se niveli i gjuhës që do të testohet është B1, ndërkohë që numri maksimal i pikëve që mund të grumbullohen është 50. Teza do të përbëhet nga pyetje me alternativa, por edhe pyetje të
hapura, ndërsa ndarja e tyre është bërë pothuajse në mënyrë të barabartë: 13 pyetje me alternativa dhe 12 pyetja të hapura. Provimi i gjuhës angleze përfshin leximin, përdorimin e gjuhës dhe të shkruarin. Ndërkohë që kompetencat e të folurit dhe të dëgjuarit nuk do të vlerësohen, pasi niveli B1 i njohjes së gjuhën orienton nxënësit te përmbajtja. Në këtë nivel nxënësi duhet të kuptojë fjalitë e thjeshta të jetës së përditshme (mbi punën, shkollën, letrat, etj.) si dhe të identifikojë informacionin thelbësor në një tekst të shkurtër. Gjithashtu, ai mund të shkruajë me fjali të thjeshta për të falenderuar, ftuar, mund të tregojë jetën e përditshme si dhe të përshkruajë natyrën.


Pjesa e parë
Pjesa e parë e provimit i takon të lexuarit, me një numër total prej 12 pyetjesh, nga të cilat mund të fitohen 20 pikë. Formati i kësaj pjese fokusohet fillimisht te një tekst i shkurtër (e-mail përshkrim, tregim i thjeshtë), mbi të cilin do të realizohen 6 pyetje rreth idesë së përgjithshme dhe kuptueshmërinë e tij në detaje. Po ashtu, në këtë pjesë përfshihen edhe 3 tekste të tjera të shkurtra, për të cilat maturantët do të pyeten sërish rreth idesë kryesore, si dhe aftësisë për të gjetur informacion specifik në to.


Pjesa e dytë
Pjesa e dytë e tezës përmban sërish 12 pyetje, ndërsa nga zgjidhja e saktë e saj do të mund të fitohen 20 pikë. Kjo pjesë fokusohet më tepër te njohuritë gramatikore (koha e foljeve, artikujt determinativë, emrat, mbiemrat etj.) dhe leksikore të gjuhës angleze. Po ashtu, në këtë pjesë të tezës do të kërkohet plotësimi i fjalive të ndryshme sipas një liste fjalësh që do të jenë prezente.


Pjesa e tretë
Në pjesën e tretë maturantët do të testohen për shkrimin e gjuhës. Vetë maturanti do të mund të zgjedhë një prej temave të detyrueshme që janë: shkrimi i një e-mail, një përshkrimi të shkurtër apo një historie, ndërkohë që teksti duhet të përbëhet nga 100-125 fjalësh. Kjo pjesë e tezës vlerësohet me 10 pikë, nga 50 pikë që janë në total.
Provimi
Ky është viti i dytë, ku gjuha e huaj përfshihet si provim me detyrim. Ndërkohë që, menuja e gjuhëve të huaja si provim i detyruar është: anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Ai do të jetë edhe provimi i parë i Maturës Shtetërore, ndërsa sipas udhëzimit të ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla do të zhvillohet në datën 23 maj. Përveç tij, maturantët do të japin edhe dy provime të tjera të detyruara që janë: Gjuha Shqipe dhe Matematika. Po ashtu, ata do t’u nënshtrohen edhe dy provimeve me zgjedhje, të cilët i kanë zgjedhur përmes plotësimit të Formularit A1.

©Balkanweb



National Exams Agency has published the structure that would have forced the English exam for graduates. According to the published scheme, the test is divided into three parts, and the total will be 25 questions. The program orientation of the exam determines the level of language to be tested is B1, while the maximum number of points that can be collected is 50. thesis will consist of questions with alternatives, but also open questions, while their division is become almost evenly: 13 questions with options and 12 open question. English language exam includes reading, language use and writing. While the powers of speaking and listening will not be evaluated, as the level of knowledge of the language B1 directs students to the content. At this level the student should understand simple sentences of everyday life (on work, school, papers, etc.) As well as to identify essential information in a short text. Also, he can write simple sentences to thank, guests can show everyday life and describe nature.
The first part
The first part of the exam due to reading, with a total of 12 questions, of which can be earned 20 points. The format of this section focuses initially to a short text (e-mail description, simple story), on which will be performed 6 questions about the general idea of ​​his understanding in detail. Also in this section include three other short texts, for which high school students will be asked again about the main idea, and the ability to find specific information in them.
Part Two
The second part of the thesis contains 12 questions again, while its exact solution can be obtained 20 points. This focuses more to the knowledge of grammar (verbs time, decisive items, names, surnames, etc.) And lexical English. Also, in this part of the thesis will be required to fill in different sentences according to a list of words that will be present.
Part three
In the third high school students will be tested for writing the language. Self graduate will be able to choose one of the compulsory subjects are: writing an e-mail, a short description or story while the text should consist of 100-125 words. This part of the thesis is evaluated with 10 points, 50 points that are in total.
Exam

This is the second year where the foreign language exam is included as a liability. Meanwhile, foreign language menu as obligatory test is: English, Italian, French and German. It will be the first test of Matura, while under the guidance of the Minister of Education and Sports, Lindita Nicholas will take place on May 23. Besides him, the graduates will provide the other two required exams are: Albanian Language and Mathematics. Also, they will undergo two elective exams, who chose by filling in Form A1.
Share:

2 comments:

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts