ESE: Kur mjaftueshmeria eshte e pamjaftueshme!

Eshte kaq e pamjaftueshme te kesh gjithcka! Te kesh gjithcka do te thote te mos kesh asgjene, te kesh gjithcka do te thote te kesh nje genjeshter dhe jo te verteten, sepse gjithcka nuk ekziston. Njerezit nuk kenaqen me ato qe posedojne, asnjehere. E s'kish si te ndodhte ndryshe. Nuk kemi pse habitemi. Jemi vete njerez, mirepo situata e pakenaqesise mbizoteruese eshte e padrejte. Njerezit duhet te mesojne te duan ate qe kane, jo ate qe s'kane.
Njerezit nuk kenaqen me ato qe posedojne, asnjehere. E s'kish si te ndodhte ndryshe. Nuk kemi pse habitemi. Jemi vete njerez, fundja.
Mendoj se do te ishte vertet e cuditshme sikur qenia njerezore te mjaftohej me ate qe i ofrohet e te mos kerkonte me shume. Njerezit lindin dhe ndjejne sikur jane qendra e universit, femijet jane egoiste sepse mendojne qe jane shume te rendesishem, pastaj kur rriten kerkojne vazhdimisht te mos u mohohet vemendja, dhe bejne cmos ta arrijne kete. Po te pranonin sesa te vegjel jane vertet, ne nje bote te mbipopulluar, progresi i tyre do ishte i paperfillshem.
Te kenaqesh me ate qe ke, do te thote te mos kerkosh me shume. Kur do me te miren, kjo mund te jete nje pengese e parikuperueshme. P.sh: n.q.s Bill Gates do te mjaftohej me talentin e tij, aftesite kompjuterike, idete dhe pozicionin e punes qe kishte, atehere ai nuk do te nxitej per te krijuar dicka te re dhe si produkt perfundimtar, kompania "Microsoft" nuk do te ekzistonte, shume vende pune nuk do te ishin hapur, progresi teknologjik nuk do te ish ky qe eshte sot. Pra, po te duam ate qe kemi, nuk mund te dime se cfare mund te humbasim nqs kerkojme me shume.
Rasti I mesiperm eshte ai me optimali, por ka dhe mjaft shembuj te tjere, te cilet fatkeqesisht jane negative. Ka persona, te cilet nuk I njohin limitet, e duke mos I njohur rrezikojne tej mase shume. Si njerezit qe nuk jane te kenaqur me pamjen e tyre te jashtme, me difektet fizike qe kane. Normalisht qe kane te drejte te mendojne se meritojne me shume se ajo qe natyra u ka falur, e duke vazhduar kete llogjike shkojne e u nenshtrohen procedurave te kirurgjise plastike. Deri ketu mire, nqs difekti qe ke te ben te ndihesh keq me veten tende dhe ke mundesi ta rregullosh, pse jo. Por pangopshmeria eshte nje ves qe e kemi pothuaj te gjithe. Dhe keshtu, te lartpermendurit transformojne veten e tyre ne kukulla plastike me permbajtje silikoni. A I ben kjo te lumtur me? Apo ishin me mire me pare, sesa me kete rikrijim imazhi te ri te vetes, nga ku mund te mos e njohin me ate.
Shumica e njerezve te varfer, vuan nga pangopshmeria e te pasurve . 97%e botes eshte ne duart e 3% tjeter! C'paradoks! Nderkohe qe minoranca shton ne buxhet pasuri te tjera kolosale, ne vendet e botes se trete njerezit vdesin per buken e gojes. E pra, mua nuk me duket aspak e drejte kjo. Megjithese barazia eshte nje koncept I gabuar dhe mendoj se nuk ka kuptim te barazosh sepse njerezit jane tejet te ndryshem nga kapaciteti intelektual, fizik, posedimet e tyre etj. etj. Por, te pakten, te gjitheve mund t'u ofrohen shance te barabarta per t'u zhvilluar. E kjo smund te ndodhe kurrsesi nqs nuk dime vleren e asaj qe kemi.
Eshte e veshtire te dish vleren e asaj qe ke, para se ta humbasesh ate, ashtu sikurse eshte aftesi te pranosh ato qe ke e te mos kerkosh te pamunduren, sepse ne kerkim te saj mund te mos kesh me ato qe zoteron. Kur ti nuk je e lumtur se ske nje makine, ne vend qe te mendosh se cfare ke humbur, mund te kthesh koken e te shohesh dike qe ka humbur kembet e seshte me i afte te ece. Nqs ti mendon qe eshte fatkeqesi, e tmerrshme, e paimagjinueshme te mos kesh nje telefon te teknologjise se larte,atehere cfare duhet te beje dikush qe nuk ka buke per te ngrene? Te vrase veten ai?
Thjesht, jetojme ne nje bote te padrejte dhe e gjithe kjo na prek te gjitheve...dike me shume, nje tjeter me pak e ne vend qe te shohim gjithcka ne spektin bardhe e zi, ne vend qe te ekzistojme duke rendur pas te mirave te pafund me jeten tone te fundme, do ishte me mire te mos e shperdoronim ate dhe ta jetonim cdo cast duke marre me te miren e mundshme prej tij. E nese s'mjafton serish, atehere duhet ta bejme t'ja vleje. Fundja, ceshtje perceptimi eshte. Ka shume menyre per t'i pare gjerat te funksionojne. Larmishmeria eshte nje forme garancie.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts