ESE: "Vendlindja ime"

Gjithmone, kur sjell ndermend vitet e femijerise sime, me kujtohet Vendlindja. Nje vend qe do te jete gjithmone ne zemren e mendjen time. Vendlindja eshte vendi ku une kam hedhur hapat e para, ku kam shqiptuar germat e para. Nje qyteze e vogel rreze nje mali ndertuar, te mbush me kujtime qe te sjellin gezime. Pallatet e pakta jane te gjitha nje ngjyre. Mes tyre kalon nje rruge gjarperushe dhe ne te dyja anet e saj jane te vendosur dyqane dhe lokale te shumte. Qyteti eshte i ndare ne dy pjese:ne Qytetin e Ri dhe ate te Vjeter. Dy pjeset e qytetit lidhen mes tyre me ane te nje rruge te ndricuar mire. Kjo rruge kalon permes nje fushe te madhe, ne ate te Vajkalit, ku heroi yne kombetar Skenderbeu korri gjithmone fitore ne betejat kunder Osmaneve. Diku anash fushes, duket qarte nje shkemb i madh i ndar ne gjysen, ku thuhet se eshte care nga shpata e Skenderbeut para beteje. Ne te dyja pjeset e qytetit ndodhen disa lagje te vogla e ne to disa degezime te rrugeve kryesore. Ne dy pjeset e qytezes jane ndertuar shkolla 9-vjecare e ne pjesen me te vjeter ndodhet edhe gjimnazi. Qendra e qytetit eshte e bukur e rreth saj ndodhen ndertesat qeveritare. E vecuar prej tyre eshte gjykata, e cila ndodhet ne hyrje te qytetit. Perballe gjykates, mes pallateve eshte spitali, nje ndertese e madhe dhe e ndertuar me kohe. I gjithe qyteti duket si nje vend perrallor kur ne mbremje ndizen dritat shumengjyreshe qe duken si stoli te shpatit te malit. Mbi qytet ndodhet edhe ajo qe banoret e quajn thesarin e tyre, qe ngrihet si kuror e zeze mbi pallate "Miniera e Kromit". Eshte pikerisht kjo miniere qe edhe pse merr jete, per ta eshte burimi i jetes. Ne te jane te punesuar me shume se gjysma e banoreve. Ne dimer, kur gjithcka mbulohet nga bora, qyteza merr nje pamje krejt tjeter. Duket si nje qytet i ndertuar nga akulli, e kur dielli shkelqen cdo gje kristalizohet. Tymrat qe dalin nga cdo ndertese e ngrihen lart drejt bardhesis se qiellit si dhe njerezit qe shihen aty-ketu ne rruget pothuajse te zbrazura jane te vetmet qe e thyejne bardhesine e bores. Edhe ne kete kohe qyteti ka bukurin e tij, ashtu si ne cdo stin tjeter. Vendlindja ime do jet gjithmone ne zemren e mendjen time ashtu sic do jet dhe ne historin e Shqiperise, si vendi i Trimerise, Bujarise e Miqesise...!!!

@MMigena Halili
Share:

3 comments:

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts