ESE: Njih vetveten

Jetojme ne nje bote te cuditshme, absurde madje. Mendojme se dime gjithcka, por ne te vertete nuk dime asgje. Shpenzojme kohe me gjera siperfaqesore dhe asnjehere nuk i kushtojme rendesi atyre qe vertete ia vlejne. Na pelqen te perzihemi ne jeten e te tjereve dhe nuk gjejme kohe te kuptojme, te njohim veten tone. Marrim cdo dite fryme, por nuk dime te jetojme.
Rishtazi lind pyetja, perse valle kemi ardhur ne jete?
Kemi ardhur ne jete per te permbushur nje mision, per te lene nje gjurme. Kemi ardhur ne jete per t'u treguar te gjitheve se jemi unik, te paperseritshem. Eshte kaq e dhimbshme te mendosh se shumica largohet nga kjo bote pa arritur te kuptoje jeten, pa e permbushur qellimin per te cilin eshte derguar ne toke.
Per te jetuar dhe per te kuptuar jeten, duhet se pari te njohim dhe te kuptojme veten tone, personin qe jemi dhe ky i ngjan nje misioni te pamundur per shume njerez. Kane te drejte. Eshte e veshtire te shohesh ne brendesi te shpirtit tend, nese ne sy ke nje perde, e cila te lejon vetem te shohesh fasaden. Nuk mundet kurrsesi te arrish te njohesh veten, nese ne pasqyre nuk arrin te shohesh jeten brenda syve te tu, sepse tundohesh nga qerpiket e gjate dhe vetullat perfekte. Sikur ta dinit sa shume mund te thone ata sy per ju, jam e bindur se nuk do t'i trajtonit si kaq te "pavlere".
Te njohesh vetveten nuk eshte nje mision i pamundur, perkundrazi eshte misioni me i bukur qe ekziston. Te njohesh vetveten do te thote ta duash ate me gjithe te metat dhe mangesite. T'i pranosh ato, t'i dashurosh fort dhe te bindesh se imperfeksioni eshte ai qe na ben kaq te vecante, kaq perfekte. Te njohesh vetveten do te thote te njohesh endrrat, deshirat me te zjarrta te shpirtit tend, madje edhe ato per te cilat turperohesh. Mund te thuash se ke arritur te njohesh vetveten, vetem atehere kur ke mesuar gjuhen e zemres dhe di ta zberthesh ate ne cdo qelize. Por te njohesh vetveten do te thote edhe te njohesh anet e tua me te errta, te jesh e vetedijshme per to, t'i pranosh si pjese e jotja.
Te njohesh vetveten do te thote te fikesh driten, te mbyllesh syte, te shuash mendimet e boten tere dhe ne ato momente te arrish te bisedosh me ate zerin brenda teje, ta lejosh te bucase dhe te degjosh me kujdes gjithcka te te thote. Do habitesh sa shume gjera di ai per ty dhe sa shume gjera do mesosh nga ai per veten. Mos ki frike! Ulu, bisedo me ndergjegjen tende, me udherrefyesin me te cmuar ne jete dhe nese dikush te quan te cmendur, zgjohu dhe bertiti fort te gjitha synimet e tua, planet dhe endrrat qe mbajne peshe shpirtin tend. Nese ti beson te vetja jote dhe e do ate pa kushte, dije se asgje, asgje ne kete bote nuk do te mund te te thyeje. Ti zoteron fuqi brenda vetes, ti ke njohur vetveten, ke njohur jeten. Ne ate moment ti nuk merr thjesht fryme, ti jeton me intesitet.
Binduni se nuk ka gje me te bukur ne bote se te flisni me zerin e shpirtit tuaj, te zbuloni kush jeni... Sepse Ju, jeni shume me teper se thjesht ju. Ju jeni me shume se floket e gjate, trupi i holle, syte e bukur. Jeni nje univers endrrash, deshirash, ndjenjash dhe emocionesh. Jeni nje pafundesi te metash, gabimesh, pendimesh. Jeni nje planet i pazbuluar, te cilin e keni pasur gjithmone me vete, por keni qene teper te verbuar per ta pare.
L.R
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts