ESE: "Individi perballe realitetit"

Kudo ne libra lexoj "dhe ata jetuan te lumtur pergjithmone." Ky nuk eshte realiteti. Ne kur nisim fillimisht luften tone te jetes e nisim ate me idealet me te pastra qe mund te kete njeriu duke dashur te arrije ate fundin e tij te lumtur. Por nuk ndodh keshtu. Vjen puna qe na duhet te luftojme jo per fundin e lumtur por per vete jeten tone. Ky eshte realiteti. Ne shkolla nuk na mesojne si ti bejme balle ketij uragani dhe kurre nuk do mund te jemi te pergatitur mjaftueshem. Realiteti eshte i hidhur. Realiteti nuk tregon per princesha te cilat kendojne me kafshet ne pyll dhe jetojne ne keshtjellen mbi koder me princin e kalter. Realiteti eshte lypesi qe rri buze rruges duke shpresuar per nje monedhe me te cilen mund te shtyje edhe nje dite tjeter. Realiteti eshte punetori qe sfilitet per femijet e tij, te cilet i gjen akoma zgjuar ne mes te nates kur shkon ne shtepi, e mberdhijne se ftohti e shpresojne per nje kothere buke me shume nga e ema. Realiteti eshte hajduti qe vjedh gjithcka per te cilen ke punuar dhe e gjithe puna jote behet shkrumb e hi. Realiteti eshte altruisti i cili sakrifikon dhe jeten e vete per familjen: motrat dhe vellezerit. Realiteti eshte te heqesh dore nga enderrat e tua me te bukura vetem e vetem sepse nuk ke mundesi financiare. Realiteti eshte makthi jot me i keq, i cili te prish gjumin, e te fut ne vena helmin e tij te hidhur; friken, dhimbjen dhe agonine per te gjithe koherat e veshtira qe po kalon. Realiteti eshte te kesh frike per cdo hap qe hedh sepse e di qe ne kete jete nuk ka kthim mbrapa per cdo veprim tendin. E megjithate sic thote dhe shprehja: nuk eshte e rendesishme fitorja, por pjesemarrja. Edhe ne do te perballemi me realitetin. Uroj qe t'ia dalim mbane!

Ana Doko
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts