ESE: Bëj atë që mund të bësh ti sot , sepse nesër mund të mendojë dikush tjetër për ty.

Sot ... e vendosur në një cep të botës ... Herë e zonja e fatit tim , herë fati më rrokullis nëpër shtigje të jetës.Duke ndjerë peshën e kohës mbi supe .Sa rëndon kur nuk është e mbushur, janë vrastare momentet kur nuk bën asgjë.Pra gjithmonë duhet bërë diçka e kur e di çfarë je duke bëre mund të bësh gjithçka . Se kur e nesërmja të trokasë në portat e kohës para saj le të shfaqen çaste , ndjenja të pafundme që ti ke përjetuar sot . Kur e nesërmja të trokasë lër të sotmen të përgjigjet. .
Sot mendo pozitivisht , madje jeto si një proton mendo dhe sillu gjithmonë pozitiv. Beso që e sotmja është një dhuratë , duaje atë , luaj me të. Dhe e nesërmja është një tjetër ditë, një tjetër dhuratë, që dikush tjëtër mund ta hapë në vendin tënd. Beso se sot mund të ndodhë gjithçka, fali jetës buzëqeshje qëndro e fortë dhe kur horizonti duket i zymtë , ji e lumtur se të lumturit duken dhe më të bukur. Nëse e mendon jetën si një tablo këto janë ngjyrat më të shëndritshme të saj.
Mendoje jetën si një pentagram të cilin sot mund ta kompozosh që nesër dikush tjetër ta dirigjojë për ty. Çelësin e këtij pentagrami sot e ke vetëm ti. Përkthe në nota gjithçka , kap çdo çast lumturie se mbartin tinguj të magjithshëm , notat e besimit kumbojnë të mbushin me shpresë , gëzimi ka një melodi të ëmbël . Ah njeri mos harro ! Perfeksioni është vetëm një fjalë në fjalor , realitetin e ka braktisur nëse ndonjëherë ka egzistuar vërtet. Kështu je i detyruar që në pentagramin e jetës të vësh gjithashtu nota trishtimi ,frike e mosbesimi ndonjëherë.
Sot le të jetojmë si të jetë e fundit ditë e të mendojmë sikur edhe njëqind vite do të jetojmë...fundja jeta kështu na sygjeron. Jemi të detyruar të përhumbim në kohë e në hapësirë , shpesh të endemi në kërkim të vetes . Le të bëjmë gjithçka mundemi sot që e sotmja të na falë pak siguri për nesër. Le të lexojmë sot që nesër të mund të mendojmë e me mendimet e përjetimet tona të krijojmë një gjykim e perceptim të shëndoshë për botën, jetën.
E sotmja është për ata që rrezikojnë të shikojnë e të shkojnë larg. Se ndonjëherë në jetë nuk mjafton të bëjmë vetëm çfarë bëjmë më mirë por edhe çfarë duhet bërë, çfarë e sotmja kërkon nga ne. Le të guxojmë të ëndërrojmë sot e nesër të zgjohemi me një qëllim se për ta fituar të ardhmen më parë duhet të ëndërrosh. Asgjë nuk e ka fuqinë të më bejë mua të lumtur ose jo. Unë mund të zgjedh si dua të jem. Në këtë çast kur e djeshmja ka vdekur dhe e nesërmja nuk ka ardhur unë kam një ditë , të sotmen dhe zgjedh të jem e lumtur.
‪#‎SD‬
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts