ESE: Adoleshcenca

Fjale e vështirë apo periudhë e veshitire?!?? E kë të pyes tani, veten, apo te tjerët?!... Se përsa u përket prindërve më duket se nuk e dinë.. Sikur nuk e kanë jetuar ndonjeher! Joooooo thonë, ne nuk kemi qenë kështu, ne nuk kemi bërë kështu,.,.. 
E si keni bërë ju? S'jeni ndier ndonjherë me krahë, të fluturosh dhe të mendosh se ata krahë s'duhet të t'i pres askush?... A nuk ju kujtohet se donit dhe ndienit te njejtat gjëra? Hë, mesa kuptoj unë,ju i keni harruar te gjitha dhe ngelët duke na qortuar, duke na thënë: je gabim këtu, aa dhe ktë nk e bere mire, oboboo çfar bëre! kujdes ktu e kujdes aty... Në rregull pra e kuptova, e dëgjova, ma the dje , ma the dhe pardje, ma ke thën përditë.. Na lini dhe ne pak të lirë, të veprojmë dhe ne siç dimë. Le të gabojmë se ndoshta dhe nga gabimet do mësojme..
Ah!!! Adoleshenca............
U mundova ta permbledh në 1 në 2 në 5 fjalë, por ishte e pamundur, sepse esht e bukur, e vështirë thjesht një aventurë, një iluzion, është të ëndërrosh me sy hapur, t'i kujtosh dhe ti harrosh të gjitha... Adoleshenca është një lojë me çmenduri dhe rreziqe, është mozaik,rrëmujë, pjekuri, zhgënjim dhe dashuri.. Është ai momenti kur përton, por aq shumë,saqë të haet ne max dhe përton të çohesh të marësh. Pra ajo periudhë që mendon se çdo gabim që bën e bën se je adoleshent. Por ama vetëm në adoleshenc mund të hysh në fb në 3 të natës se nuk te flihet gjum dhe gjithashtu te thyesh tel se nk te kap interneti.. Është ajo periudhë , ku ju pridrit na kërkoni llogari për gjithçka, duke harruar se duam një mirkuptim nga ana juaj më tepër se asnjëher tjetër. Dhe ne e dimë se fajet nuk i keni gjithmonë ju... Atëher le të bashkpunojmë...
Por sido që të jetë adoleshenca mbetet stina më e bukur e jetës, të cilën njeriu do ta kujtoj gjithmonë me nostalgji. Ndaj dua ta jetoj që të mos kem pikëpyetje dhe meraqe më vonë.
@Anxhela Zogaj
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts