• Provimet e Matures

    Informacion per te gjithe maturantet dhe studentet rreth matures shteterore , universitetit ,profesioneve , bursa , konkurse ...!

Aplikimet për Shkollën e Policisë



HAPEN APLIKIMET PËR SHKOLLËN BAZË TË POLICISË, PËR 500 VENDE
APLIKIMET E HAPURA NGA 3 KORRIKU DERI NË 3 GUSHT 2019

Nga data 3 korrik 2019, hapet procesi i aplikimeve për të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”. Aplikimet do të dorëzohen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Procesi i aplikimit, është i hapur deri në datën 3 gusht 2019 dhe formularët e aplikimit tërhiqen pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë.

Në përfundim të të gjithë procesit të konkurrimit, kuota e pranimit do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë "Kolegji i Policisë" për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë 500 kursantë, të ndarë në bazë të renditjes sipas pikëve të fituara në listën e rezultateve të arritura në fazat e konkurrimit. Kjo e ndarë në 2 kurse, në periudhat: Tetor 2019 – Prill 2020 dhe Maj 2020 – Nëntor 2020.

Përzgjedhja e kandidatëve do të realizohet përmes një procesi të drejtë, të paanshëm dhe transparent, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës dhe mosdiskriminimit.

KRITERET E APLIKANTIT

Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti, për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM
Aplikantët për punonjës Policie duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm për aplikim në Polici:
- Formularin e aplikimit;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit;
- Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
- Certifikatë të gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim nga Gjykata;
- Vërtetim nga Prokuroria;
- Raport mjeko-ligjor;
- Fotokopje të librezës së punës ose vërtetim që ndjek arsimin e lartë (nëse i disponon);
- Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore, që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike;
- Mandat pagesa e tarifës së aplikimit.

PROCEDURA PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATËVE

Për përzgjedhjen e kandidatëve, që do t’i nënshtrohen konkurrimit, do të ndiqen hapat e mëposhtëm:
- Dorëzimi i dokumentacionit nga aplikanti dhe dhënia e numrit të regjistrimit nga struktura vendore e burimeve njerëzore;
- Shqyrtimi i kritereve dhe dokumentacionit nga struktura vendore e burimeve njerëzore, nëse aplikanti plotëson kriteret e përcaktuara;
- Verifikimi paraprak i aplikantëve, për rekorde të mundshme kriminale;
- Njoftimi me shkrim nga struktura vendore i aplikantëve, që nuk plotësojnë kriteret për të vazhduar testimin;
- Dërgimi në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore i listës emërore të aplikantëve, që plotësojnë kriteret e përcaktuara;
- Hartimi i listës përfundimtare të aplikantëve, që plotësojnë kriteret dhe caktimi i kodit për çdo aplikant nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore;
- Pajisja e çdo aplikanti me formularin e pranimit dhe numrin personal nga strukturat vendore të burimeve njerëzore;
- Publikimi në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe në media për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të konkurrimit, si dhe listën e kandidatëve që kualifikohen për të konkurruar;
- Procesi i apelimit;
- Konkurrimi.

SHQYRTIMI I DOKUMENTACIONIT DHE PROCESI I ANKIMIMIT

Afati i shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve. Aplikanti, që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, skualifikohet duke u njoftuar me shkrim nga struktura e burimeve njerëzore.

Aplikanti ka të drejtën e ankimit tek Drejtori i Policisë Vendore brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes. Drejtori i Policisë Vendore shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 5 ditëve nga data e marrjes së ankesës.

FAZAT E KONKURRIMIT

Aplikanti, që kualifikohet për të vazhduar procesin e pranimit në Akademinë e Sigurisë, i nënshtrohet fazave të mëposhtme të konkurrimit:
- Testimi me shkrim;
- Testimi i aftësive fizike;
- Intervistë me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testim i aftësive të të shkruarit;
- Testimi psikologjik;
- Kontrolli shëndetësor;
- Marrja e shenjave të gishtave;
- Verifikimi përfundimtar i aplikantit.

Strukturat e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorive Vendore të Policisë do t’u japin të gjithë aplikantëve formularin e aplikimit, informacionin e nevojshëm për procedurat, kërkesat dhe çdo lloj testimi e verifikimi, si dhe për ushtrimin e të drejtës së apelimit.

Të gjithë aplikantët, për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces, mund të drejtohen pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë ose pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Po ashtu, mund t’i parashtrojnë pyetjet apo shqetësimet e tyre dhe me e-mail në adresën: policiaeshtetit@asp.gov.al

Çdo material i nevojshëm për procesin e aplikimit, është i pasqyruar në faqen e internetit të Policisë së Shtetit  www.asp.gov.al  në rubrikën Akademia e Sigurisë - “Si mund të bëhesh punonjës policie”.
Share:

PROCEDUARAT E APLIKIMIT NE UNIVERSITET 2019


RAUNDI I PARE
Per te filluar aplikimin A2 (aplikimi per ne universitet) me 10 preferencat duhet bere si fillim pagesa 2000 lekë në postë ose në bankë niveli II. Fatura per kete pagese do publikohet te faqja jone ne facebook Provimet e Matures ose ne instagram te @studentet

Mandati i pageses nga banka ose posta dërgohen në shkollë tek mësuesi kujdestar dhe tek mbikqyrësi (Ju sugjerojme ta beni pagesen ne post pasi ka dhe komisionin me te vogel)
Aplikimi fillon pas konfirmimit të pagesës.

Kujdes: nxënësit me mesatare nën (6,5) mund të aplikojnë në programet profesionale 2-vjeçare ku proçedura është e njëjtë si të tjerët..

RAUNDI I DYTE i aplikimit
Në raundin e dytë hyjnë maturantët që:
• nuk arrijnë të aplikojnë në raundin e parë
• nuk kanë fituar asnjë degë
• që fituan degë por nuk janë regjistruar.
• që kanë bërë çregjistrimet në raundin e parë.

RAUNDI I TRETE
• Aplikohet njëlloj si raundi i dytë.
• Maturanti nuk paguan dy herë por vazhdon aplikimin me pagesën që ka bërë në raundin e parë.

Kujdes!
1-Çdo raund është i ndarë në 7 faza me 48 orë secila. Në qoftëse je fitues në njërën nga
fazat dhe nuk regjistrohesh, e humbet degën.
2-Maturanti kontrollon:
• Në portalin U-Albania “ Këndi i Maturantit” me numër ID etj... nëse është fitues dhe sa kuota janë të lira.
• Udhëzuesi teknik do publikohet te faqja ne instagram @studentet

❖ Regjistrimi në Universitet

Dokumentacion online ose pranë sekretarisë me dokumentat:
• Kartë ID ose pasaportë,
• fotokopje e noterizuar e diplomës +çertifikatën e notave.
• Plotëson deklaratën (qe do publikohet te faqja ne instagram @studentet)
➢ Ç’regjistrimi nga raundi i parë bëhet me kërkesë nga maturanti pranë sekretarisë mësimore të fakultetit.

DATAT E APLIKIMIT SIPAS RAUNDEVE I KENI TE FOTO NE FILLIM. Ju lutemi shperndajeni informacionin qe te informohen te gjithe maturantet ne Shqiperi. E krijuam kete postim qe te keni nje ide me te qarte se si do procedohet. Te tjera informacione me konkrete do keni ne datat ne vijim ne faqen tone ne instagram STUDENTET.



Share:

Matura shtetërore 2019 / Ndryshime ne TEZA



Faza e regjistrimit të maturantëve në sistem ka përfunduar, ndërkohë që përgatitjet për maturën shtetërore vijojnë. 36 100 maturantë do t’i nënshtrohen 4 provimeve. Matura shtetërore 2019 është e para që ka dalë me kurrikulën e re, si rrjedhojë ndryshimi do të pasqyrohet dhe në provimet e maturës.


“Ne do të kërkojmë nga maturantët jo memorizim, por me njohuritë që ata kanë çfarë do arrijnë të bëjnë në situate të caktuara që i kemi në teste. Në lidhje me gjuhën shqipe dhe letërsinë testi do të ketë disa ndryshime të diktuara nga kurrikula e re. Pra testi do të jetë i ndarë në dy pjesë, në njërën do të vlerësohen për kompetencat që kanë në gjuhën shqipe dhe në tjetrën për kompetencat në fushën e letërsisë”, tha Rezarta Vrapi, drejtoreshë e AKP-së.

Pavarësisht ndarjes së testit, koha në dispozicion të gjimnazistëve do të jetë e njëjtë, po 2 orë e gjysmë. Ky model provimesh është testuar në 2000 maturantë.

“Duke patur nën kujdes dhe natyrën e pyetjeve apo gjatësinë e fragmenteve ne i sigurojmë maksimalisht maturantët që koha është më se e mjaftueshme që të përfundojnë secilin nga provimet shtetërore”, tha Vrapi.

Maturantët do të testohen vetëm në 1 lëndë me zgjedhje, ndryshe nga vitet e kaluara që kishin dy. Por përmbajtja e testit do të jetë shumë më e thelluar se më parë.

“Dhe kjo lëndë me zgjedhje në vetvete do të përmbajë dy lëndë, sepse për shembull nëse marrim kiminë, nuk do jetë vetëm kimia bërthamë por dhe kimia e thelluar”, deklaroi Rezarta Vrapi.

Gjithashtu ky model i ri mature do të ketë dhe ndryshim pikësh vlerësimi.

“Tezat tashmë do të jenë me 60 pikë nga 50 që kanë qenë dhe kjo shtesë është bërë për të kontrolluar shumë më mirë atë cka maturantët zotërojnë në fund të përfundimit të arsimit të mesëm”, deklaroi Drejtoresha e AKP-së.

Më 7 qershori nisin provimet e maturantëve të cilat do të zgjasin deri më 24 qershor.
Share:

Shembull testi per MATEMATIKEN, Matura 2019

Per MATURANTET 2019...
Ministria e Arsimit ka postuar disa MODELE testesh per MATEMATIKEN. - https://bit.ly/2HAtnba
Keto teste jane vecanerisht per seksionin dy gjuhesh po ju sugjerojme ti shihni te gjithe pasi do ju ndihmojne shume
Share:
ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts